Wednesday, April 24, 2024

Pas pak, Teuta-Vllaznia, trajnerët Martini dhe Josa zyrtarizojnë formacionet e para

Lexo

Teuta e drejtuar nga shkodrani Edi Martini dhe Vllaznia me në krye trajneërin tiranas, Mirel Josa, kanë zyrtarizuar emrat, me të cilët do të fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.

Në kampin durrsak, trajneri Martini, nuk do të ketë në dispozicion, shkodranin Gruda, një nga lojtarët më në formë të kampionatit shqiptar. Gjithësesi, në stol është një shkodran tjetër, si Klevis Bebeziqi, një mesfushor i ri me shumë perspektivë, i cili pas përvojjës në kampionatin slloven, por edhe si antar i kombëtar U-21, është kthyer në Shqipëri duke zgjedhur Teutën për vazhdimin e karrieres së tij sportive.

Ndërkohë, në kampin kuqeblu, tekniku Josa ka pasur komoditetin që të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e tij, dhe për këtë ndeshje është përpjekur për të bërë zgjedhjet me të mira. Në ndryshim nga ndeshja e kaluar me Partizanin për Kupë, në fushë nga minuta e parë, nuk do të jetë braziliani Kaina, ai që shënoi dy herë në portën e të kuqve. Në vend të tij, është rikthyer Bekim Balaj, prej të cilit tifozëria shkodran pret golin e tij të parë që shpresohet të jetë sot ndaj Teutës. Një tjetër e veçantë e teknikut Josa, është edhe lënia në stol e të riut Rejan Alivoda, i cili javë e javë të tëra që luante si titullar, duke e zëvendësuar me kosovarin Boshnjaku.

Teuta:Qirko, A.Marku, Jazxhi, Kuro, Kotobelli, Beqja, Gjinollari, Karabeci, Kallaku, E.Vila, L.Vila.(Në dispozicion: Dema, Qaqi, Kurti, Daci, Çejku, Oshafi, Çyrbja, Boçi, Hoxha, Bebeziqi.)  Tranjer: Edi Martini.

Vllaznia: Zogoviç, Smajli, Gurishta, Bulatoviç, Hakaj, H.Marku, Jonuzi, Boshnjaku, Mala, Balaj, Çoba. (Në dispozicion: Qarri, Juriç, Vulaj, Latifi, Kaina, Heriç, Kruja, Hoxhaj, Shehi, Alivoda). Tranjer: Mirel Josa

Arbiter kryesor: Eldorjan Hamiti(Lezhe). Asistent 1: Denis Rexha(Tirane), Asistent 2: Ridiger Çokaj(Lezhe). Arbiter i 4: Daniel Vrapi(Tirane). Var: Olsid Ferataj(Patos), Avar: Orgest Grabova(Fier).

FATOS LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img