Monday, April 29, 2024

Tirana-Beshiktash, sonte, ora 20:00, në “Air Albania” për Ligën e Konferences. Bardheblutë synojnë përmbysjen e humbjes në Stamboll, 3-1

Lexo

 

Bardheblutë e Tiranës presin sonte në stadiumin “Air Albania”, Beshiktash, një nga emrat potent të futbollit turk. Dueli i parë për Ligën e Konferences i luajtur në Stamboll është fituar nga Beshiktash me rezultatin 3 me 1, por bardheblutë do të kërkojnë sonte që ta përmbysin disavantazhin e ndeshjes së parë.

Në pritje të kësaj sfide, tekniku Orges Shehi së bashku me stafin e tij teknik ka analizuar me kujdes kundërshtarin duke përgatitur edhe strategjinë e goditjes në ndeshjen e dytë.

Sa i përket formacionit, Albi Doka do të mungojë në takimin e dytë pasi ka pësuar një tërheqje, që është e sigurt që nuk e zbret në fushën e lojës, por i rrezikon edhe stolin, duke qenë se klubi kërkon ta ruajë. Në vendin e tij do të luajë Rimal Haxhiu, që ka bërë mirë sa herë është aktivizuar. Të gatshëm janë edhe Mici, e lojtarë të tjerë, pjesë e organikës bardheblu. Nikqi ka pësuar një goditje në këmbë, ndërkohë që edhe ai rrezikon sfidën e dytë.

Bazuar edhe në seancën e fundit stërvitore të pragndeshjes, zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në lojë për bardheblutë pritet të jenë: Selmani, Haxhiu, Najdovski, Hoxhallari, Lulaj, Përgjoni, Lushkja, Jonuzi, Hila, Kaina dhe Hasani.

‘’Shpresoj që të kemi një skuadër me ekuilibër, sepse ekuilibri është shumë i rëndësishëm përballë kundërshtarëve të tillë. Sigurisht që ndeshjet më pas vendosen nga episode. Do të futemi në fushë për të dhënë më të mirën, me synimin për ta kthyer rezultatin. Shanset varen nga situatat që do të krijohen gjatë lojës, që të afrojnë apo të të largojnë nga objektivi. Ekipe me buxhete të tilla është më mirë t’i përballësh më vonë. Me përvojën që kam unë, është hera e parë që përballemi me kundërshtar të nivelit të tillë. Beshiktashi është një ekip i madh’’, tha ndër të tjera trajneri Shehi në konferencën për shtyp të pragndeshjes, Tirana-Beshiktash. 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img