Monday, April 29, 2024

Trupë gjykuese angleze me kryesor Stuart Atuell për sfiden, Tirana-Beshiktash

Lexo

Supersfida e mbremmjes se sotme, Tirana-Beshiktash, qe do te luhet ne “Air Albania” e vlefshme per turin e dyte te Conference League do te gjykohet nga arbitra angleze.

UEFA ia ka besuar arbitit Stuart Atuell te gjykoje si kryesor duke pasur si ndihmesa te tij Kostantin Hatzidakis dhe Neil Dejvis, ndersa arbiter i katert do te jete Xhon Bruks.

Delegat i Uefas eshte caktuar Miroslav Riszka nga Polonia, ndersa Vezhgues i arbitrave do te jete Suedezi Markus Strombergson.

Ndeshja e pare ka perfunduar ne favor te turqve me shifrat 3-1. Gjithçka do te startoje ne oren 20:00 dhe vemendja do te jete e gjitha ne kryeqytet.

Bardheblute do te tentojne nje mrekulli per kualifikimin me Orges Shehin qe ka vendosur te luaj edhe “kartat” e fundit sa i takon formacionit. Ndryshime priten qe nga mbrojtja deri ne sulm. Pikerisht ne repartin e avancuar jane dilemat me te medha.

Goli i Kainas ne Turqi duket se i ka dhuruar nje fanell titullari per sfiden e kthimit teksa Abazaj dhe Latifi po perballen “koke me koke” për nje fanell titullari.

Nderkohe ne mbrojtje Shehi po mendon qe ne vend te Albi Dokes te demtuar te vendoset Rimal Haxhiu. Formacioni i mundshëm që trajneri Shehi do të hedhë në fushën e lojës, është: Selmani, Haxhiu, Najdovski, Hoxhallari, Pergjoni, Jonuzi, Hila, Lushkja, Hasani, Kaina, Abazaj(Latifi).

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img