Tuesday, April 30, 2024

Tirana fiton miqësoren ndaj Vllaznisë 1-0, me golin e Xhixhes. Kuqeblutë prodhojnë lojë, por sulmi nuk konkludon

Lexo

90-të minutat e miqësores, Tirana-Vllaznia kanë përfunduar me rezultatin minimal 1 me 0. Ka mjaftuar një gol i Xhixhes shënuar në minutën e 21-të të pjesës së parë që të vendoste fatin e ndeshjes duke i dhënë fitoren bardhebluve.

Zogoviç, Shimaj, Adili, Falloue, Smajli, Krymi, Kruja, Jonuzi, Herik, Latifi, Aralica, ishin të besuarit e teknikut kuqeblu, Thomas Brdariç që u hodhën në fushën e lojës që nga minuta e parë. Një 45 minutësh që u fitua nga Tirana, por për hirë të së vertetes, Vllaznia iu përgjigj jo pak kundërshtarit duke pasur edhe ajo rastet e veta për shënim, të cilat shpërdorohen në momentet finale. Ndër to, ai që ia vlen për ta diskutuar, por pse jo edhe për ta analizuar nga stafi, është ai Liridon Latifit, i cili dy minuta nga  fundi i pjesës së parë shpërdoron një rast të sigurtë goli, vetëm për vetëm me portierin Bekaj të Tiranës.

Pas pushimit mes dy pjesëve, trajnerët Shehi dhe Brdariç bëjnë lëvizje në formacionet e tyre. Një 45 minutësh ky që vazhdon aty ku u la për Vllazninë, me aksionet sulmuese në portën kundërshtare në kërkim të golit të barazimit. Pa kaluar e14-ta minutë nga starti i së dytës, kuqeblutë shpërdorojnë një rast tjetër kur Kruja përballë portës vendase nuk arrin ta dërtojë topin në rrjetë.

Vllaznia, vazhdon të prodhojë lojë duke vijuar të kërcënojë edhe herë të tjera portën kundërshtare, por goli nuk del në dritë. Përfundimisht, i gjithë takimi mbyllet me fitoren e bardhebluve në sajë të golit të shënuar nga Xhixha në pjesën e parë.

Ky ishte testi kryesor  i Vllaznisë në prag të sfidës zyrtare të javës së ardhshme ndaj Teutës për Superkupën e Shqipërisë. Një test, që pa as më të voglin dyshin evidentoi se sulmi dhe më konkretisht shënimi i golit mbetet problem numër një dhe më kryesori për Vllazninë. Problem ky që për drejtuesit nuk është i panjohur, ndaj edhe sipas informacionit brenda stafit kuqeblu do të vijohet të kënbëngulet deri në ditën e fundit të mbylljes së merkatos për të gjetur në treg futbollistin e duhur që do të udhëheqë sulmin kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img