Monday, July 15, 2024

Tirana rikthehet te fitorja dhe triumfon ndaj Teutës

Lexo

Tirana 2-0 Teuta (12′, 82′ (P) Hasani)

Tirana ka mposhtur Teutën në “Selman Stërmasi”, në duelin e vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë Superiore duke u rikthyer te fitorja në kampionat, pas dy humbjeve dhe një barazimi.

Sfida u zhbllokua në minutën e 12-të nga Hasani me një supergol. Pjesa e parë nuk kishte më gola duke u mbyllur me rezultatin 1-0.

Ndërsa goli që vulosi sfidën erdhi në minutën e 82-të. Ishte sërish Hasani ai që realizoi, por kësaj here nga pika e bardhë e penalltisë. Me dopietën e tij i dha tre pikë të arta kryeqytetasve.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e 3-të me 17 pikë, ndërsa Teuta renditet e parafundit me 11 pikë.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img