Saturday, July 20, 2024

Martini: “Bravo u qoftë lojtarëve të Tiranës që ngelën shtrirë në fushë”

Lexo

Teuta u mposht me rezultatin 2-0 nga Tirana në “Selman Stërmasi”. Pas kësaj sfide, trajneri i Teutës, Edi Martini u shoreh për MCN TV:

“Të rëndësishme janë pikët. U goditëm në dy goditje standarde. Kishim raste tona për të shënuar. Dhamë maksimumin. Edhe pas dëmtimit të Allës u munduam të ndryshonim. U ndëshkuam edhe tek penalltia dhe më pas nuk kishte më lojë. Bravo u qoftë lojtarëve të Tiranës që ngelën shtrirë në fushë.

Goli duhet të hyjë me dhunë pasi nuk hyn vetë. Gjithsesi djemtë sot kanë bërë një lojë me ritëm. Na mungon cilësia para portës dhe nuk po arrijmë të dalim tek goli. Pikët janë ata që të vendosin nën presion dhe kështu vazhdon situata. Jam i bindur që me këtë lojë që djemt bënë besoj se fitoren do të vijnë shumë shpejt.

Çfarë prisje nga zëvendësimet? Zëvendësimet ishin të detyruara. Djemt bënë mirë, por përsëri nuk jam i kënaqur”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img