Monday, December 9, 2024

Tirana zgjedh zëvendësuesin e Shkëmbit. Ai është Gugash Magani, trajneri që ka drejtuar bardheblutë edhe më parë, 2013-2015

Lexo

Dita e martë është shoqëruar me lëvizje në pankinën bardheblu të Tiranës. Në orët e paradites është deklaruar largimi nga detyra e trajnerit Bledi Shkëmbi, si rezultat i një përformance jo të mirë në 12-të javët e para të kampionatit të Superiores, ndërkohë që në orët e pasdites ka ardhur menjëherë emërimi i trajnerit të ri.

Ai është Gugash Magani,  59-vjeçari i cili e ka drejtuar edhe më herët Tiranën, dhe konkretisht  nga 1 dhjetori 2013 deri më 17 maj 2015 ku në 68 ndeshje, bilanci ka qënë  36 fitore, 19 barazime dhe 13 humbje.

Më parë Magani ishte në krye të Lushnjës, ndërsa pat dhënë dorëheqjen pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë nga Oriku në atë humbje në stadiumin “Roza Haxhiu”, 0-1. Më parë Magani ka drejtuar dhe Shkumbinin, Flamurtarin, Besën, Teutën, Egnatian. Përpos ekipeve të futbollit në Shqipëri, Gugash Magani ka drejtuar edhe në Kosovë tek ekipi Trepça’89.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img