Saturday, May 18, 2024

Brdaric: “Lojtarët e merituan fitoren, por edhe patën pak fat. Të lumtur që arritëm “Final Four”, por kemi edhe 2 ndeshje dhe gjithçka mund të ndodh”

Lexo

Vllaznia ka fituar minimalisht ndaj Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të e Superiores dhe ka sigurua vendin në Final Four. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric u shpreh për MCN TV:

“Ishte një punë e mirë në fushë dhe jashtë fushës, pjesa statike ndryshoi sot prandaj futa Alivodën dhe Salën në mesfushë, bënë disa gabime por skanë shumë eksperiencë. Lojtarët e merituan fitoren, por edhe patën pak fat. Kemi investuar shumë për këtë fitore dhe urime klubit që shkuam në “Final Four”.

20 minutat e para më pëlqyen, por bëmë shumë gabime taktike dhe e lamë kundërshtarin për të pasur shumë shanse. Në pjesën e dytë ndryshuam dhe patëm më shumë stabilitet. Patëm fat që nuk pësuam një gol dhe ne fituam, është një rezultat i mirë dhe jam i lumtur për zëvendësimet dhe nuk tregon që kemi vetëm 11 lojtarë. Mbas ndeshjes jemi më të qetë dhe nuk duam të shohim nga mbrapa, në një javë punuam shumë me disa ide sidomos në pjesën e sulmit, por çdo gjë ka kohën e vet dhe të besojmë deri në fund. Kjo është një punë e trajnerit më përpara, ai ka punuar shumë për këtë dhe duhet të vazhdojmë kështu.

Të gjithë kanë një përgjegjësi të madhe në fushë por duhet të punojmë më shumë dhe kemi sa më shumë punë për të bërë. Sot ne jemi shumë të kënaqur që kemi arritur në “Final Four”, por kemi edhe 2 ndeshje dhe gjithçka mund të ndodh” përfundoi Thomas Brdariç për “MCN TV”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img