Karateistja e talentuar lezhjane Mikela Skandaj, e cila jeton prej vitesh me familjen e saj në Itali vazhdon sukseset e njëpasnjëshme në konkurimet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Edhe pse vetëm 17 vjeçe, me rezultatet e saj fantastike, ajo është shndërruar në një personazh kryesor për sportin e Arteve Marciale në Itali.
Heshtjen totale dhe krejtësisht të pakuptueshme të strukturave sportive në Shqipëri ku ajo shfaqi dëshirën të përfaqësonte kombëtaren kuqezi në garat ndërkombëtare, e ka shfrytëzuar më së miri Italia, duke e bërë pjesë së kombëtares Mikela Skandajn, e cila me arritjet e saj europiane dhe botërore, në vend që të ngrinte lart flamurin kuqezi të Shqipërisë, në podium e shoqëron flamuri Italian.
Suksesi i radhës për Mikela Skandajn, ishte në aktivitetin e kampionatit italian të karatesë të zhvilluar në Bolonja, ku rivaliteti me pjesëmarrjen e karateisteve nga të gjitha zonat e Italisë ishte mjaft i madh.
Pjesë e konkurimit në dy garësh për kategorinë e peshës deri në 60 kg me dy stilet e saja të preferuara, kata e kumite, falë klasit të lartë të shfaqur në tapet, Mikela arriti të ngjitej dy here ne podium duke i shtuar koleksionit te saj edhe dy medajle te arta, per ta çuar kete shifer ne 72 të tilla.
Nje shifer mbresëlenese per nje sportiste kaq te re, për të cilën shtypi italian vazhdon t’i bëjë jehone kesaj sportiste kaq te talentuar, duke theksuar se ardhmja e karrieres së saj sportive pritet të jetë në nivele shumë të larta.
Me rezultat e larta të arritura në kampionatin e Bolonjas, talentja Lezhiane Mikela Skandaj, ka fituar të drejtën nga Federata Italiane e Karatesë të garojë në Kampionatin Europian dhe Botëror, si përfaqësuese e kombëtares Italiane.
Gaspër MARKU


