Friday, May 3, 2024

Trajnerët kërkojnë 26 lojtarë në Euro 2024, Silvinjo dhe Deschamps kundër

Lexo

Trajnerët e ekipeve kombëtare të kualifikuara për Kampionatin Evropian 2024 po i bëjnë presion UEFA-s: kërkesa është zgjerimi i skuadrave për turneun e ardhshëm në 26 lojtarë, krahasuar me 23 që kërkohen nga rregullorja.

Sot, edhe për të diskutuar këtë temë, Silvinjo së bashku me 23 trajnerët e tjerë të ekipeve kombëtare të kualifikuara për në fazën finale të kompeticionit do të takohen në Dyseldorf për të marrë pjesë në një seminar të organizuar nga UEFA.

Cilët janë teknikët pro dhe cilët janë kundër? Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Nagelsmann, trajneri gjerman, ngriti dyshimin i pari, i ndjekur nga Koeman (Hollandë) dhe Southgate (Angli). Spalletti është fort pro rritjes në 26 lojtarë, por jo të gjithë janë dakord.

Për shembull, Deschamps, trajneri i Francës, e kundërshton atë. Edhe Silvinjo, trajneri i Shqipërisë do të preferonte ta mbante numrin 23. UEFA do të dëgjojë të gjitha opinionet dhe mund të marrë një vendim që sot.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img