Sunday, December 22, 2024

Trajneri tiranas Ilir Daja, vazhdon sukseset në futbollin kosovar. Ballkani i tij mund 2-0 kampionen e Bullgarisë Ludogorets në startin e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve

Lexo

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani ka arritur një fitore të madhe duke mundur bullgarët e Ludogorets me rezultatin 2-0, në sfidën e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Skuadra suharekase ishte dominuese në lojë, të paktën për 70 minuta, vetëm pas këtij momenti skuadra kampione e Bullgarisë mundi të tregohej e rrezikshme.

Goli i parë i skuadrës së drejtuar nga trajneri Ilir Daja u shënua në fundin e pjesës së parë me protagonist Meriton Korenicën. Ludogorets, duhet theksuar se gjatë 45 minutave të para nuk arriti në asnjë moment të krijonte raste të rrezikshme në drejtim të portës së Ballkanit. Edhe në pjesën e dytë skuadra suharekase ishte dominuese dhe në minutën e 55-të arriti të gjejë dhe golin e dytë me Zybën .

Në minutat në vazhdim skuadra bullgare arriti të krijojë disa mundësi shënimi, por portieri i Ballkanit, Enea Koliçi arriti të mbajë portën të paprekur. Gjithçka u mbyll me suksesin 2-0 të suharekasve, të cilët kanë të gjithë të drejtën të festojnë në këtë ndeshje të parë të fazës së parë të raundit kualifikues të Ligës së Kampioneve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img