Thursday, February 29, 2024

Partizani dominon, por vetëm barazim në sfidën e parë të Champions League

Lexo

Partizani-Bate Borisov    1-1(Shënues: Cara 67’/Antilevski 58’

Partizani:Qirko,Hadroj,Sota,Sembene,Atanaskoski;Mehmeti,Murataj,Rrapaj,Cara,Mba,Da Silva Tranjer:Zoran Zekiç

Bate Borisov:Kudravec,Necaev,Kadarkevic,Bane,Jimoh,Gromiko,Bocerov,Grecikho,Malkevic, Antilevski,Koncevoj Trajner:Kiril Alshevski

Arbiter kryesor:Nathan Verboomen(Belgjike)

Asistent 1:Matias Hilaert (Belgjike)

Asistent 2:Ruben Ëins(Belgjike)

Arbiter i 4:Ëesli De Cremer(Belgjike)

Var:Jan Boterberg(Belgjike)

Avar:Thibaud Nijsen(Belgjike)

Vezhgues:Ante Vuçemiloviç-Simunoviç (Kroaci)

Delegat:Rainer Koç(Gjermani)

Partizani ka nisur aventuren ne Champions League me nje barazim 1-1 ndaj Bate Borisov ne ndeshjen e pare te turit te pare te luajtur ne “Air Albania”.

Te kuqte filluan ndeshjen mjaft mire. Tedi Cara pati dy mundesi te mira ne minutat e para ne te paren portieri kundershtar u tregua me i shpejt duke i “rrembyer” topin ndersa ne te dyten gjuajtja e tij ishte qendrore.

Rrapaj provoi te zgjidhte takimin me nje goditje nga distanca por sfera nuk shkoi ne porte. Djemte e Kiril Alsheuski u shfaqen te rrezikshem ne menyre konstante nga krahet me Artem Kontsevoi por pa rezultat.

Te besuarit e Zekic krijuan shume. Murataj çoi ne kembe stadiumin ne minuten e 20-te me nje predhe ndersa Da Silva pas 10 minutash nuk do kordinohej siç duhet me koke.

Minutat e para te fraksionit te dyte ishin mjaft te qeta me te dy ekipet qe ruheshin shume nga pesimi i golit. Ne stadium nuk munguan personalitete te rendesishme te futbollit teksa kamerat fokusuan Igli Taren.

Nje pakujdesi ne prapavije i kushton shume Partizanit 58-en minute. Qirko shpetoi porten ne rastin e pare por nuk mund te bente asgje heren e dyte me Antilevski-n qe zhbllokoi sfiden me nje goditje tokazi.

Ne minuten e 67-te kryeqytetasit vendosen ekuilibrat fale nje skeme perfekte te finalizuar nga Tedi Cara. Deri ne fund nuk do kishte ndryshim rezultati me te dy skuadrat qe do synojne kualifikimin ne aktin e kthimit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img