Sunday, May 5, 2024

Turneu “Giovanili Sicilia”-Itali. Një fitore, një barazim dhe dy humbje, bilanci i deritanishëm për ekipet e Vllaznisë, U15 dhe U17

Lexo

U15 Vllaznia – JSL (Messina) 3-0 (Avrel Prendi 2 gola, Cvetko Shurbani)

U17 Vllaznia – Segato 0-0 

U15 Vllaznia -Krkop United 0-1

U15 Vllaznia – Calcio Sicilia 0-3

Dy ekipet e futbollit të moshave të Akademisë Vllaznia, për kategorinë U-15 dhe U-17, janë pjesë e një turneu shumë të rëndësishëm që po organizohet në Itali. Aktiviteti në fjalë quhet “Tornei Giovanili Sicilia”, në të cilin është i pranishëm një delegacion prej 44 vetësh i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshim i KF Vllaznia, Blendi Dibra. Nga sa bëhet e ditur, aktiviteti në fjalë është një prej turneve futbollistike evropiane më të mëdhenjë ku marrin pjesë 167 skuadra, 76 klube, 3100 sportistë, duke luajtur gjithsej 474 ndeshje, dhe në objektivin e ekipeve shkodrane është një përfaqësim sa më dinjitoz.

Me të mbërritur në Itali futbollistët e moshave të klubit Vllaznia kanë vijuar menjëherë nga konkurimi, ku sipas shortit përkatës, deri tashmë kanë arritur të zhvillojnë katër ndeshje. Bilanci i këtyre ballafaqimeve është një fitore, një barazim dhe dy humbje.

Në ditën e parë, ekipi U-15 i Vllaznisë ka arritur të fitojë pastër me rezultatin 3 me 0 ndaj ekipit JSL Messina. Autorë të golave për ekipin kuqeblu të 15 vjeçarëve janë Avrel Prendi me 2 gola të shënuar dhe një tjetër nga Cvetko Shurbani. Ndërkohë, në takimin tjetër, ekipi U-17 i Vllaznisë kishte përballë ekipin Segato, ndeshje kjo e mbyllur me rezultatin e barabarta, 0-0.

Ndërkohë, në ditën e dytë ekipet kuqeblu kanë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera, ku që të dyja i përkasin kategorisë U-15-të. Në sfidën e parë, 15 vjeçarët kuqeblu kishin përballë ekipin Krkop United, ndeshje të cilën e humbën me rezultatin 0-1. Me humbje e kanë mbyllur 15-vjeçarët edhe ndeshjen tjetër, atë me Calcio Sicilia, por këtë radhë me rezultatin 0 me 3. “Tornei Giovanili Sicilia”, vijon konkurimin deri me datë 9 prill 2023.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img