Turneu i Preshevës hyn në ditën e katërt, nesër luhen ndeshjet finale

Lexo

- Reklamë -spot_img

Që prej datës 24 korrik, në Luginën e Preshevës po zhvillohet një turne i veçantë futbolli për fëmijë, i mbështetur nga FSHF.

Turneu ka hyrë tashmë në ditën e katërt, me ndeshjet për grupmoshën U-13 që do të zhvillohen sot në Preshevë, për të përcaktuar finalistin e kësaj grupmoshe. Deri më tani, janë përcaktuar ekipet finaliste të moshave U-7, U-9 dhe U-11 në Preshevë.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme janë luajtur edhe ndeshjet në Bujanoc për të gjitha grupmoshat, ku janë përcaktuar finalistët për U-7, U-9, U-11 dhe U-13.

Finalet do të luhen nesër, ku përfaqësuesit e secilës grupmoshë do të përballen për të përcaktuar ekipet fituese të këtij turneu. Në ndeshjet finale do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Federatës, Armand Duka.

Ky turne është mbështetur nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka siguruar bazën materiale dhe pajisjet stërvitore për mbi 300 fëmijë, si dhe ka akorduar një fond të veçantë për mbulimin e të gjitha nevojave organizative të turneut.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana, “poker” ndaj Vorës. Dopieta e Hazrollaj dhe Xhixha e Hazrollaj, fiksojnë fitoren e thellë 4-0

Tirana-Vora 4-0(Shënues: Kis 14', 51',81') Tirana:Bekaj,Ilievski,Kollej(Vitija 62’),Staniç,Ndong,Vogli(Mysloviç 62’),Krymi,Berisha(Daci 62’),Hazrollaj,Xhixha(Tare 77'),Kis(Maçi 83') Trajner:Dean Klafuriç Vora:Harizaj,Zuna,Shiba,Shehi,Dionellis(Vrapi 57’),Frroku(Hasaj 71’),Kashari,Barjamaj(Trajkov 46’),Karrica(Halabaku 46’),Pedro,Gjyla(Daka 46’) Trajner:Arjan Bellai Gjyqtarë:Silvio...
- Advertisement -spot_img