Ndonëse Superliga dhe kategoria e parë së bashku me të dytën janë pushim për arsye të ndeshjeve të kombëtares kuqezi, e marta sjellë në konkurim Kampionatin Kombëtar të Shpresave U-21. Në Shkodër, në fushën sportive “Reshit Rusi” luhet derbi verior, Vllaznia-Shënkolli, starti i së cilës është në orën 14.00. Dy skuadrat kundërshtare vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve jtë javës së parë, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani me rezultatin 1 me 2 ndaj skuadrës durrsake Teuta në transferte me gola të shënuar nga Deda dhe Stafa, ndërsa Shënkolli duke mundur në shtëpi Football Republic me rezultatin 3-0
Ky është momenti i duhur për një tjetër fitore dhe për të ecur me të njëjtin ritëm edhe në takimet e tjera në vazhdim.
Çiftet e tjera të kësaj jave janë këto:
Turbina – Kukësi, Football Republic – Akademia e Futbollit, Dinamo – Teuta, Tirana – Laçi dhe Apolonia – Bylis, ballafaqime këto të cilat luhen që të gjitha në orën 14:00.