Sunday, November 24, 2024

UEFA Champions League-Mbyllen takimet e dyta në grupe

Lexo

Mbrëmja e së mërkurës ka sjellë emocione të tjera në përballjet e Ligës së kampioneve për takimet e dyta në grupe. Dueli i grupit H, ai mes Juventusit dhe Çellsit afroi një pjese të parë të vakët ku bardhezinjtë kishin vetëm një rast kundërsulmi me Federiko Kiezën, “Zonja e Vjetër” kalon në avantazh me Kiezën i cili tregohet i saktë vetëm 10 sekonda sapo kishte filluar fraksioni i dytë i lojës pas një super aksioni të shpejtë. Me këtë sukses bardhezinjtë e Masimiliano Alegrit ruajnë vendin e parë të grupit H me pikë të plota, me 6 pikë ndërsa Çelsi pas kësaj disfate renditet në vendin e dytë në kuotën e 3 pikëve, po aq sa Zeniti i Shën Pjetërburgut, i cili mundi në shtëpi Malmoen me rezultatin 4-0.

Sa i përket grupit F, në takimin e luajtur më herët, Atalanta ka mundur minimalisht në fushën e saj Jang Bojs të Bernës, me golin e vetëm të shënuar në pjesën e dytë nga Pesina. Në takimin tjetër të grupit, Mançester Junajtid dhe Vijareali kanë mbyllur me rrjeta të paprekura pjesën e parë, por çerekora e parë e së dytës sjell dy gola, fillimisht për spanjollët dhe më pas për anglezët.

Dhe do të jetë Kristiano Ronaldo ai që do të rikonfirmojë edhe një herë rolin e tij vendimtar, duke i dhuruar Mançester Junajtid fitoren 2-1 me golin e shënuar në minutën e 5-të shtesë. Në grupin E, përballja midis Bajernit të Mynihut dhe Dinamos së Kievit e ka mbyllur me epërsinë e dyfishtë të pjesën e parë, falë një dygolëshi të Robert Levandosvki, në minutën e 12-të me një 11-metërsh dhe në minutën e 27-të.

Gjermanët gjejnë edhe 3 gola të tjerë edhe në të dytën dhe sigurojnë fitoren e dytë radhazi dhe 3 pikë të tjera që i mbajnë në krye të renditjes. Kurse ndeshja tjetër e grupit, Benfika-Barcelona, ka parë vendasit të kalojnë menjëherë në epërsi pas vetëm 3 minutash lojë, një gol ky që mbetet në fuqi deri në fund të pjesës së parë. Madje portugezët gjejnë edhe golin e dytë në minutën e 70-të dhe të 3-tin, 11 minuta para fundit të kohës së rregullt, që u dhuron fitoren 3-0 dhe 3 pikët, ndërsa katalanët pësojnë humbjen e dytë radhazi.

Dhe, së fundi, në grupin G, Salzburgu e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale ndaj Lilës, me një 11-metërsh të saktë të Adejemit në minutën e 35-të. Një tjetër 11-metërsh i saktë nga i njëjti autor dyfishon epërsinë e austriakëve në minutat e para të së dytës, por, ndonëse Burak Jillmaz shkurton largësinë e golave për francezët në të 62-tën minutë, Salzburgu e mbron fitoren 2-1 dhe merr 3 pikët.

Kurse në takimin tjetër, Volfsburgu dhe Sevilja e kanë mbyllur pjesën e parë me rrjeta të paprekura, ndërsa me fillimin e së dytës janë gjermanët që kalojnë të parët në epërsi, por spanjollët barazojnë në minutat e fundit të kohës së rregullt dhe të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img