Thursday, May 9, 2024

Futbolli i Sallës-Argjentina, mund Brazilin dhe shkon në finale

Lexo

Argjentina është në finalen e Kampionatit Botëror të futbollit të sallës, që do të zhvillohet më 3 tetor në Kaunas. Do të jetë hera e dytë për Argjentinën që do të luajë një finale të madhe, ndërsa më 2016-ën, pikërisht në Kali të Kolumbisë, ishte fituese, ndërsa mundte Rusinë, 5-4. Në një përballje titanësh me Brazilin, Argjentina ia del të jetë fituese ashtu pa u ndjerë.

Me një mbrojtje të fortë e fanatike, pa lëvizur asnjëherë nga pozicionet edhe kur kundërshtari provoi të luante me lojtarin flutures, skuadra e Lukuiks arrin të jetë fituese. Vaporaki në të 11’ shënon golin e parë. E pas dy minutash realizon Borruto. Por tre minuta nga fundi i pjesës së parë ngushton diferencën e golave Ferrao me shpresën që gjithçka do të ndryshonte për mirë në vazhdim për Brazilin.

Veçse nuk ndodh kështu. Përpjekje pa fund të brazilianëve, që gjejnë në një ditë të mirë portierin e Argjentinës, Sarmiento, e në përfundimin e minutave bardhekaltrit janë finalistë. Gjysmëfinalja e dytë do të luhet të enjten në orën 19:00 në përplasjen e sfidantëve, Portugali – Kazakistan, kurse gjithçka do të vijë drejtpërsëdrejti në RTSH Sport, ashtu sikurse të dielën në ora 17:00 finalja e vogël për vendet 3-4 dhe në ora 19:00 finalja e madhe.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img