Sfidat e mbrëmjes së dytë në UEFA Champions League premtojnë emocione, por dhe rekorde
UEFA Champions League vjen me sfidat e së mërkurës, ku në skenë do të ngjiten sfida mjaft interesante, ku spektakli është i garantuar. Rekorde po shfaqen në horizont, me Cristiano Ronaldo e Thomas Muller, që duket se nuk dorëzohen kurrë.
Ronaldo mund të thyejë rekordin e Iker Casillas në Ligën e Kampionëve të mërkurën, kur United të përballet me Villarrealin: skuadra që mundi Djajtë e Kuq në finalen e UEFA Europa League sezonin e kaluar. 36-vjeçari u barazua me Casillas në 177 paraqitje në ndeshjen 1. “Bëhet fjalë për jetëgjatësinë, qëndrueshmërinë, profesionalizmin dhe cilësinë e tij”, tha menaxheri i United, Ole Gunnar Solskjær.
Thomas Müller është vetëm një gol larg nga të qenit lojtari i tetë që arrin 50 gola në UEFA Champions League, kundërshtari i tij i ardhshëm është Dynamo Kyiv. Arritja e kuotës 50 do të nënkuptonte gjithashtu arritjen e Thierry Henry në listën e golashënuesve të këtij kompeticioni, pas “formacionit” së shkëlqyer të formuar nga Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Robert Leëandoëski, Karim Benzema, Raúl González dhe Ruud van Nistelrooy.
Nëse Leonardo Bonucci dhe Yaroslav Rakits’kyy do të dilnin në fushë në ndeshjen 2, ata do të bënin 99 paraqitje në këtë kompeticion. E ka arritur Salah i Liverpool, ndërsa Gareth Bale e humbi mundësinë e parë për shkak se është i dëmtuar dhe nuk mundi të ishte i pranishëm në sfidën e fundit.