Sunday, May 19, 2024

Veleçiku i pafat në transfertën elbasanase, humb penallti dhe më pas ndëshkohet në fund me dy gola

Lexo

Elbasani-Veleçiku 2:0 (Shënues Mustafaj 85, Solomon 90’-Rrustemaj humb penallti 70’)

Formacioni i Veleçikut: Bajri, Balaj, Banushaj, Çokaj, Dulaj, Elbasani, Kaçaj, Rrustemi, Zaraj, Hajdari, A. Dibra(Mila 86’). Trajn er haris Lika

Një Veleçik i pafat duhet quajtur ai që luajti për javën e dytë në transfertën elbasanase. Fitorja e javës së parë 3-1ndaj Klosit brenda me golat e shënuar nga Arsen Hajdari dy dhe Rrustemaj, i dhanë optimizmin skuadrës së drejtuar nga trajneri debutues në pankinë, Haris Lika për të vijuar me këtë ritëm edhe në javën e dytë.

Dhe, në fakt, edhe pse në transfertë dhe përballë një ekipi me emër si Elbasani, i cili në javën e parë kishte mundur në transfertë Adën 0-4, Veleçiku luftoi si i barabartë në këtë ndeshje. Madje, kishte momente kur edhe pati epërsi të dukshme ndaj kundërshtarit, gjë që e tregon edhe penalltia e marrë në fillimin e pjesës së dytë, por që goditjen e Rrustemajt e pret portjeri vendas Miraka.

Humbja e penalltisë nuk ishte i vetmi moment i pafat për koplikasit, sepse goditja fatale, ndoshta edhe e padrejtë, vjen në pesë minutat e fundit të krejt ndeshjes, atëherë kur vendasit shënojnë dy herë radhazi në portën e Bajrit me autorë Mustafajn dhe Solomon.

Për trajnerin koplikas, Haris Lika, rezultati 2 me 0 në favor të Elbasanit nuk e përligj aspak atë çfar u shfaq në fushën e lojës, pasi sipas tij, minimumi, barazimi do të ishte rezultai më i drejtë. Gjithësesi, Veleçiku e ka lënë pas tashmë këtë ndeshje dhe po përgatitet intensivisht për ndeshjen e radhës, pasi për javën e tretë, pret në shtëpi Murlanin në derbin e ashtuquajtur shkodran, duke pasur në objektiv vetëm fitoren tre pikëshe.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img