Wednesday, July 24, 2024

“UEFA Women Champions League”- Përballje historike, Vllaznia-Juventus, sot ora 19.00, stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër. Pritet rekord tifozësh shkodranë

Lexo

Një ndeshje historike pritet të zhvillohet sonte në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Bëhet fjalë për sfidën, Vllaznia-Juventus në futboll për femra, përballja kjo e parë për turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra.

Dy skuadra këto potenciale në kampionatet e tyre respektive. Vllaznia me 8 tituj kampionë të fituar radhazi në Shqipëri, pjesëmarrëse e rregullt e kompeticioneve europiane gjatë periudhës së fundit, madje me suksesin e meritur të kualikimit  për të dytën herë mes 32 ekipeve më të mira të kontinentit. Ndërkohë, në krahun tjetër kemi Juventusin që ka fituar 4 tituj radhazi në Serinë A, ku si kampione e Italisë ka në gjirin e saj futbollistet kryesore të kombëtares italiane.

Vllaznia dhe Juventus kërkojnë të ecin më tej për të kaluar në turin e tretë, aty ku më pas vijojnë konkurimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, pozicion që në fakt, asnjëra prej skuadrave nuk e ka arritur akoma deri më tani.

Trajnerët kundërshtarë, Nikolin Leka i Vllaznisë dhe Xho Montemurro i Juventusit, tashmë kanë gati formacionet e tyre më të mira për t’i hedhur në fushën e lojës për sfidën e parë të turit të dytë. Por jo gjithçka përfundon sonte, sepse për të përcaktuar skuadrën kualifikuese duhet pritur ndeshja e dytë, e cila luhet pas një jave në Itali. Megjithatë, një rezultat pozitiv i mundshëm skuadrës kuqeblu përpara tifozëve të saj në ndeshjen e parë do të ishte një hap i rëndësishëm për të kërkuar kualifikimin në ndeshjen e kthimit në transfertë.

Sfidën Vllaznia-Juventus që starton mbrëmjen e sotme në orën 19.00 do ta gjykojë një treshe arbitresh nga Kroacia me kryesore Sabina Boliç. Nga sa bëhet e ditur, për ta ndejkur live këtë ndeshje ka një interesim tejet të madh tifozësh shkodranë dhe jo vetem. Ndërkohë, për ato që do ta kenë mundësinë të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit, ka menduar Televizioni Shqiptar, i cili përmes kanalit sportive, RTSH Sport do të transmetojë live nga “Loro Boriçi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img