“UEFA Womens’ Champions League”/Vllaznia-PSG, të enjten, ora 18:45 në “Loro Boriçi”, hyrja falas

Rugëtimi i Vllaznisë së futbollit të femrave për ndeshjet në grupe të “UEFA Womens’ Champions League”, vijon  këtë të enjte me ndeshjen e radhës duke pritur në shtëpi kampionen e Francës PSG.

Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, që tashmë, pas përfundimit të procesit të rimbjelljes së barit është gati për sfidën në fjalë, e cila është programuar të nisë në orën 18:45.

Lajmi më i freskët dhe shumë i rëndësishëm është që presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija, ka vendosur që për këtë ndeshje, hyrja e tifozëve në stadium të jetë falas.

Skuadra franceze ka mbërritur që të martën në qytetin e Shkodrës, dhe të mërkurën, ashtu si edhe Vllaznia do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në tapetin e “Loro Boriçit. Ndërkohë, në axhenden e ditës së mërkurë, janë edhe konferencat e shtypit të kampeve përkatëse, ku nga Vllaznia janë planifikuar të jenë përpara gazetarëve, trajneri Nikolin Leka dhe kapitenia Esmeralda Franja.

NJOFTIM

Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia bën të ditur se për ndeshjen e rradhës të vlefshme për grupin A të “UEFA Womens’ Champions League” kundër Paris Saint Germain që do luhet ditën e enjte në orën 18.45, hyrja e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë falas. Fillimisht, do të hapet vetëm tribuna qendrore e stadiumit dhe nëse është e nevojshme pastaj do të hapen edhe tribunat e tjera. Ftojmë të gjithë tifozët shkodranë për të na mbështetur në këtë ndeshje shumë të rëndësishme të këtij kompeticioni europian.

Forca Vllaznia!

Eja edhe TI!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu