Thursday, April 25, 2024

Vllaznia, gati për Superkupën. Mungesat në mbrojtje, Gurishta spostohet në qëndër me Shehin. Latifi e nis nga stoli. Gjykon lezhjani Hamiti

Lexo

Vllaznia ka mbyllur mesditën e djeshme përgatitjet anti-Tirara dhe po dje është nisur drejt kryeqytetit ku ka kaluar edhe natën e mbrëmshme në pritje të betejes së sotme të Superkupës së Shqipërisë, sfidë e cila luhet sonte në “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00.

Mungesat e dy qëndrave të mbrotjes, Bulatoviç dhe Juriç për arsye dëmtimi kanë detyruar teknikun Josa të bëjë të disa eksperimetime, ku më seriozja ishte ajo e miqësores me Veleçikun ku atë pozicion ia besoi Shehit dhe të riut Flori Spahija.

Ndërkohë, lajmi më i fundit që del nga kampi kuqeblu bën të ditur se për momentin është parë më e arsyeshme që 19 vjeçari Spahija të mos e nis nga minuta e parë, kjo edhe nga ngarkesa psikoligjike që të ofron një finale Supekupe dhe duket se ka vendosur që kapitenin Gurishta ta spostojë nga e djathta e prapavijë në qëndër për të luajtur përkrah Dajan Shehit.

Ndërkohë, sa i përket krahut të djathtë të prapavijës, sa herë ka nevoja për këtë krah, i gatshëm është mesfushori Arsid Kruja për të marrë përgjegjësitë e këtij pozicioni. Pjesa tjetër e formacionit mendohet të jetë me Hakajn në të majtë të mbrojtjes, Boshnjaku, Jonuzi, Alivoda në mesfushë, Mala, Marku në krahët e sulmit, ndërkohë që maja e sulmit, ka një balaotazh mes Aralicës dhe Hoxhës.

Edhe pse është rikuperuar, madje dhe në miqësoren ndaj Veleçikut luajti si titullar, Latifi nuk do ta nisë nga minuta e parë, por me shumë mundësi do të hidhet në fushë nga tekniku Josa në momentin e parë të mundshëm sipas nevojave që do të ketë skuadra.

Sa i përket gjykimit të ndeshjes, mësohet se arbitër kryesor do të jetë ndërkombëtari nga Lezha me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti duke pasur asistentë, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Arbitër i katërt është elbasanasja Emanuela Rusta. Pjesa e sistemit VAR do të mbulohet nga elbasanasi tjetër Enea Jorgji, dhe tiranasi Juxhin Xhaja AVAR, që të gjithë me stemën e FIFA-s.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img