Thursday, March 28, 2024

Urime kampioni Smajlaj, jete të lumtur bashkëshortore!

Lexo

Ishte mësuar të merrte urime të shumta për sukseset që shënonte në sportin e atletikes. Por, mbrëmja e së premtes së 30 tetorit ishte krejt e veçantë për kampionin shkodran Izmir Smajlaj, pasi është nata që i ka dhënë fund beqarisë. I lindur, rritur dhe formuar si sportist në qytetin e Shkodrës, gjatë periudhës së fundit Izmiri kishte zgjedhur të jetonte dhe stervitej në Tiranë me trajnerin e tij personal Gjergj Ruli, ndaj edhe ceremoninë e marteses preferoi  ta kryente në kryeqytet. Madje, për të bekuar çiftin kishte menduar vete kryebashkiaku tiranas, Erjon Veliaj, i cili me dosjen përkatëse ceremoniale në duar iu drejtua çiftit, Izmir Smajlaj dhe Lorella Shkreli:

“Duke qënë se kundërshtime nuk ka, në bazë të ligjit të Republikes së Shqipërisë, me vullnetin tuaj të lirë të shprehur përpara kryetarit të Bashkisë, dy dëshmitarëve dhe famljarëve tuaj, por më e rëndësishme pëlqimit tuaj, unë ju shpallë, Burrë dhe Grua. Të trashëgoheni!”, theksoi kryebashkiaku në mesazhin e tij duke i paraprirë festes së marteses së kampionit dhe rekordmenit shqiptar të kërcimit së gjati, por njëherazi edhe kampionit Ballkanik dhe Europian, Izmir Smajlaj me nusen e tij Lorella Shkreli. Një ceremoni kjo për t’u mbajtur mend, jo vetem nga çifti në fjalë dhe familjet e tyre Smajlaj dhe Shkreli, por edhe shumë shokë, miq, kolegë dhe të afërm të dy familjeve në fjalë.

 

Me urimin e çiftit në fjalë bashkohet edhe VeriuSport duke i dëshiruar jetë të lumtur bashkëshortore Izmirit dhe Lorelles, dhe padyshim një urim special sa i përket sportit për kampionin tonë Smajlaj në realizmin e objektivave madhorë europianë dhe olimpikë që ka marrë së bashku me trajnerin e tij personal, Gjergj Ruli!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img