“Kupa e Shqipërisë shkon me meritë në Shkodër, në djepin e futbollit shqiptar! Urime Vllaznisë për trofeun e rëndësishëm dhe për këtë arritje, që e lartëson edhe më shumë emrin e saj të madh!
Përgëzime edhe ekipit të Skënderbeut për shpirtin e garës dhe paraqitjen dinjitoze, duke i dhuruar shumë emocione kësaj finale të madhe!, shkruan në mesazhin e tij urues, President i Republikës, Ilir Meta, i cili në rininë e tij njihet edhe për pasionin për sportin, si ish peshëngritës dhe komentator i futbollit në emisionin “Nga njëra ndeshje në tjetrën”.