Saturday, October 12, 2024

President i FSHF-së, Armand Duka vlerëson maksimalisht Vllazninë e këtij sezoni!

Lexo

Për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, Vllaznia e meritonte trofeun e Kupës, dhe së bashku me të e meritonte edhe Shkodra, e meritonin edhe tifozët shkodranë! Kjo ka qënë konsiderata dhe vlerësimi që njëshi i institucionit më të lartë të futbollit shqiptar ka dhënë për skuadrën kuqeblu me rastin e fitores së Kupës së Shqipërisë. “Ishte e gjitha një garë e bukur, aq më tepër ishin dy skuadra të mëdha dhe simpatike në futbollin shqiptar. Vllaznia është djepi i futbollit dhe më bëhet qejfi që mori një trofe, Vllaznia meritoi më shumë këtë sezon, por nuk do të thotë të marrë trofeun vetëm për emrin që ka po ka pasur organizim gjatë gjithë vitit dhe ka zhvilluar sezon mjaft të mirë. Është bukur të shohësh sërish spektatorët në shkallët e stadiumit. Më në fund jeta po i rikthehet normalitetit, futbollit po i kthehet bukuria, këtë e konfirmon dhe rikthimi i një trofeu në Shkodër pas shumë vitesh. Finalja e Kupës së Shqipërisë na dhuroi emocione dhe një futboll të bukur. Urime edhe njëherë Vllaznisë!”, u shpreh presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img