Friday, October 18, 2024

Vangjel Zguro pranë zyrtaritmit me kampionët

Lexo

Vangjel Zguro është dëshira e trajneri Shpëtim Duro për te Struga në Maqedoninë e Veriut. Duro pëlqen cilësitë e mbrojtësit të majtë dhe ish-kapitenit të Skënderbeut. 30-vjeçari pogradecar njihet për grintën dhe shpirtin e garës në fushë, me Zguron që sezonin e fundit e mbylli me Bylisin në Superligë. Mbrojtësi ka një eksperiencë të madhe pasi ka luajtur me disa ekipe në kampionatin shqiptar si Kukësi, Skëndërbeu, Luftëtari, Pogradeci, Kamza, Korabi dhe së fundmi Bylis.

Struga përmbylli një sezon fantastik duke shkruar historinë me fitimin e titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga tekniku kryeqytetas Shpëtim Duro fitoi duelin me dy ekipet e tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi. Së fundmi, Struga ka nisur nga puna për sezonin e ri teksa ka njohur edhe kundërshtarin në fazën e parë të Champions League, aty ku do të përballet me ekipin e Zalgiris.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img