Saturday, July 27, 2024

Ish vidioanalisti i Vllaznisë, Xhoen Tugu merr gradën Master i Menaxhimit të Sporteve. Tugu, është shqiptari i parë që diplomohet nga Universitad Europea Real Madrid!

Lexo

Një ish pjesëtar i KF Vllaznia, Xhoen Tugu i cili shërbeu mbi një vit në rolin e vidioanalistit pranë stafit teknik kuqeblu, është diplomuar sot në gradën Mastër të Menaxhimit të Sporteve duke qënë kështu shqiptari i parë që diplomohet mga Universitad Europea Real Madrid!

Djaloshi shtatlartë që fillimit i pati në sportin e basketbollit ku edhe u shpall kampionë kombëtar me ekipin etë të rinjëve të Vllaznisë në vijin do të përfundonte studimet e larta në Universitetin e Sporteve të Shqipërisë duke spikatur si një ndër studentët më të kompletuar në aspektin professional.

Si askush tjetër në atë moshë, direkt nga auditoret e universitetit, Presidenti i KF Vllaznia i besoi postin e videoanalistit të kuqebluve, detyrë të cilën e kreu në mënyrën më shembullore.

Studimet pasuniversitare në Universitad Europea Real Madrid dhe diplomimi si i pari shqiptar me gradën Master të Menaxhimit të Sporteve, është një tjetër sukses për Xhoen Tugun, dijet e të cilit tashmë janë gati për t’i shfrytëzuar për sportin shqiptar dhe më gjërë .

I rritur në një familje me tradita të hershme qytetare dhe kulturore, e ëma e tij, gazetarja dhe publicistja e shquar shkodrane, Arlinda Çausholli, është tifozja personale e të birit që kur nisi rrugën e basketbollit në moshën 10-të vjeçare.

Arlinda, ishte sot e pranishme në Madrid për të shijuar prej së afërmi suksesin e diplomimit të të birit, moment që e ka përjetuar me emocione të shumta, gjë që nuk ka nguruar t’i shprehë edhe me një postim special në rrjetet sociale.

Lexojeni dhe shijojeni postim e plotë të Arlinda Çaushollit për gjithçka ajo ka përjetuar në atë festë të bukur sportive.

Hala Madrid

Ndërsa Z. Florentino Pérez, Presidenti i Real Madrid vendosi dy duart në shpatullat e tim biri për t’i hedhur rreth qafës shiritin gri të diplomimit në gradën Master të Menaxhimit të Sporteve, mendja ime u pushtua nga ngjyrat e mijëra emocioneve të jashtëzakonshme dhe sakrificave aty në fushën e futbollit të Klubit më të fuqishëm në botë, Real Madridit, ku luhej himni mbresëlënës i skuadrës.

Nuk jam e vetmja që përjetoj diplomime të mira të shqiptarëve të mirë kudo nëpër botë, por këto mejtime duhen ndarë mendoj sepse u shumëfishohet energjia dhe drita.

Xhoen Tugu, është shqiptari i parë që diplomohet nga Universitad Europea Real Madrid dhe si i tillë ka patur përgjegjësinë e personalitetit të vet, të asaj çka mbart dhe të vendit të vet, për ta sjellë Shqipërinë me vlerat e një kombi që njeh dedikimin, lirinë e fjalës dhe pasionin për një vizion të qartë. Dhe duket se ia ka dalë më së miri ndonëse Shqipëria pasqyron të kundërtën. Nuk e fsheh krenarinë dhe po e ndaj me prindërit e tjerë që guxojnë të edukojnë fëmijët pa egoizëm por ambiciozë, pa dhunë por me dashni, pa frikë por me kurajo, pa mure të larta por me mendje të hapur det.

2000 persona ishin pjesëmarrës në një ceremoni madhështore të shkollës, 600 nga këta ishin studentët e diplomuar nga 70 shtete të botës, 1200 ishin familjarë dhe pjesa tjetër pedagogë. 11 ishin studentët që hipnin me radhë në skenë (aq sa një skuadër futbolli) dhe Z. Pérez, ish-kryeministri karizmatik Spanjoll Z. Mariano Rajoy dhe drejtuesit e Universitetit rrinin në këmbë dhe nuk u ndalën për më shumë se një orë, së buzëqeshuri dhe së foluri me studentët që thirreshin emër për emër. Krejt rastësor qëndrimi përpara tyre. Krejt rastësor edhe Xhoeni para Z. Pérez. Detajet e bisedës mes tyre nuk po i zbuloj për momentin. Por dua të them se interesi për Shqipërinë është i lartë ashtu si edhe ëndrrat e fëmijëve tanë që shpresojnë Europën ne zemër, ndërkohë që ende mbajnë pasaportën jo-Europiane në xhep.

Tim biri i uroj me zemër diplomimin, nuk besoj se ka investim më të madh sesa shkolla dhe dinjiteti. Të gjithë të rinjve të tjerë i uroj faqe të bardhë dhe mos të heqin dorë nga përpjekjet për të arritur majat sepse asgjë nuk është e pamundur.

Xhoen, faleminderit që na ke bërë prindër të lumtur dhe asgjë në botë nuk krahasohet para kësaj ndjesie të mrekullueshme. Suksese në çdo hap tëndin. Je diell në jetët tona dhe krenaria më e bukur që unë kam.

Escuela Universitaria Real Madrid Universidad Europea

Xhoen Tugu Real Madrid C.F.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img