Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur me zemërim të thellë për episodin e penalltisë së dhënë për skuadrën e tij dhe më pas të hequr nga VAR-i, në gjysmëfinalen e parë kundër Atletico Madrid në Champions League. Një vendim i pakonceptueshëm, sipas tij.
“E pranoj penalltinë që vendosën të japin kundër nesh, por nuk mund të pranoj penalltinë që na hoqën me VAR. Arbitri vendosi ta anulojë atë penallti, është e pakonceptueshme. E pa tri herë dhe vendosi ta heqë. Është çështje uniformiteti, mbi të gjitha nëse shohim atë që ndodhi në ndeshjen PSG-Bayern. Është një gol, me shumë mundësi vendimtar për të shkuar në finale”, – ka thënë trajneri spanjoll i Arsenalit.
Ndeshja Atletico Madrid Arsenal përfundoi me rezultatin 1-1, ku të dy golat u shënuan me 11-metërsh. Gjithçka ka mbetur e hapur për sfidën e kthimit në Angli.


