Emocione pa fund në finalen e Superkupës së Europës mes Manhester City Seviljes. Të parët shënojnë spanjollët, barazojnë anglezët në pjesën e dytë duke e mbyllur kohën e rregullt në barazim 1 me 1 duke e çuar fatin e Superkupës në gjuajtjen e penalltive.
Dueli tradicional midis fitueses së Ligës së Kampioneve dhe asaj të Ligës së Evropës, i cili shërben për të ngritur zyrtarisht sezonin e ri të futbollit të klubeve të kontinentit, ka parë të fituesen e Ligës së Kampioneve, Manhester City, dhe atë të Ligës së Evropës, Sevilla, të përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje që ka zbritur në fushën e blertë të stadiumit “Jorgo Karaiskaqis” të Athinës më të mirët e kontinentit të vjetër. Ndonëse pjesa e parë është mbizotëruar, sikundër edhe pritej, nga skuadra e trajnerit Pep Guardiola, janë spanjollët që kalojnë të parët në epërsi falë një goditjeje me kokë pas një kërcim karakteristik nga En-Nesiri.
20 minutat e mbetura të pjesës së parë dhe ato 3 shtesë kanë parë Manchester City të përpiqet dhe ta rrezikojë portën e Bounou-t, por herë për meritë të gardianit maroken të katërkëndorit spanjoll dhe herë për mungesë finalizimi të anglezëve, pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë minimale të Sevilla-s. Ajo e dyta ka parë Manchester City ta gjejë golin në minutën e 63-të, me anë të Palmerit.
27 minutat e mbetura të kohës së rregullt dhe ato 4 shtesë nuk kanë prodhuar gol, duke bërë që gjithçka t’ju drejtohet, sipas rregullores së këtij sezoni, goditjeve nga pika e bardhë, atje ku anglezët kanë ruajtur gjakftohtësinë, duke fituar me shifrat 5-4 dhe duke bërë të tyrin trofeun e Superkupës së Evropës.