Saturday, October 12, 2024

Neymar da Silva Santos Júnio firmos kontratë 2 vjeçare për Al-Hilal. Sulmuesi brazilian përfiton 80 milion euro për sezon

Lexo

Pas përvojës me dy klubet e njohura europiane, Barcelona dhe PSG, sulmuesi Brazilian, Neymar da Silva Santos Júnio ka vendosur të provojë një përvojë të re në Arabinë Saudite të largët. Këtë do ta bëjë në klubin Al-Hilal, me të cilin ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare në këmbim të përfimit nga 80 milion euro çdo sezon, plus bonuset dhe përfitimet që do të vijnë në vazhdim.

Parisi kishte shpenzuar 222 milion euro më 2017-ën për ta marrë nga Barcelona, por gjashtë vite më pas kuotat kanë rënë në mënyrë të habitshme. Në të njëjtën kohë, Al-Hilal ka gjetur sulmuesin ideal pasi kishte ndjekur më parë Mbape dhe Osimhen.

“Është gjithmonë e vështirë t’i thuash lamtumirë një lojtari të jashtëzakonshëm si Nejmar, një nga futbollistët më të mirë në botë”, ka deklaruar Naser Al-Kelaifi, presidenti i Paris Sen Zhermen. “Nuk do ta harroj kurrë ditën në të cilën ka ardhur tek Paris Sen Zhermen, si dhe për kontributin që ka dhënë në klubin tonë në 6 vite. Kemi kaluar një moment të madh dhe Nejmar do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë. Do të doja ta falënderoja Nejmarin dhe familjen e tij dhe i urojmë gjithë të mirat për të ardhmen e tij dhe aventurën e tij të ardhshme”, ka thënë Al-Kelaifi.

Sakaq Al-Hilal ka prezantuar Nejmarin me një video të një impakti të fortë emocional publikuar në rrjetet sociale. Braziliani ka thënë fjalët e tij të para si lojtar i Al-Hilal. “Jam këtu në Arabinë Saudite dhe një Hilal”, ka përfunduar Nejmar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img