Wednesday, October 30, 2024

Verdiktet e Superiores, sot luftohet për titullin, Europën dhe mbijetesën

Lexo

Sot në orën 16:00 luhen 5 ndeshjet e javës së 36-të të Abissnet Superiore, ku përveç Kastriotit i cili është zyrtarisht i rënë një kategori më poshtë dhe Egnatia që ka siguruar Europën me vendin e tretë, asgjë tjetër nuk e ka thënë ende fjalën e fundit.

Tetë skuadra janë në ankth për verdiktet e sotme për synimet që kanë dhe me titullin që do të ndahet mes Partizanit dhe Tiranës. Bardheblutë shpresojnë në një hap fals të “demave” dhe kështu do të kenë mundësi të fitojnë për të dytin vit rradhazi. Nga ana tjetër Partizanit i duhet fitorja me çdo kusht duke bërë kështu të mundur arritjen e titullit të 17-të në historinë e klubit.

Të kuqtë presin Teutën që është në vendin e katërt dhe durrsakëve u duhen pikë për të mbajtur pozicionin që të çon në Europë. Nga ana tjetër, Tirana luan ndaj Erzenit, që i ka jetike pikët, pasi mund të humbasë vendin e tretë, që ia rrezikon një fitore e mundshme e Bylisit. Luftë e madhe mes tri skuadrave është për vendin e katërt, aty ku Laçi ka ndeshjen më të lehtë në letër, pasi pret Kastriotin. Një humbje ose barazim i durrsakëve ndaj Partizanit, së pari do të favorizonte Vllazninë, që në rast fitoreje kundër Bylisit në Ballsh, do ta parakalonte Teutën. 48 pikë kanë durrsakët, 47 shkodranët dhe 45 kurbinasit, me këta të fundit që janë në një garë ku duket sikur zihen dy dhe përfiton i treti.

Teuta nuk përfiton asgjë edhe në rast se e mbyllin me pikë të barabarta me kurbinasit, pasi Laçi favorizohet nga ndeshjet direkte, dhe njëkohësisht Vllaznia humbet në Ballsh. Ndërsa për sa i përket mbijetesës Kukësi është skuadra më e favorizuar për të shpëtuar direkt, teksa përballet me Egnatian e pamotivuar. Bylisi dhe Erzeni do të kërkojnë të kenë edhe një shans në ndeshjen shtesë, por duhet të mundin respektivisht Vllazninë dhe Tiranën. Nëse ballshiotët fitojnë dhe shijakasit barazojnë, ekipet e mbyllin me pikë të njëjta (41). Ky variant nxjerr Bylisin të tetin, që ka avantazhin e ndeshjeve direkte.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img