Friday, May 3, 2024

(Video) Emocionet e trajnerit të Vllaznisë Haris Lika! E nis punën në krye të kuqebluve me një debutim Europian, eleminatoret e grupit 7-të. Nesër, Vllaznia-Hajvalia, ora 18:00 në “Loro Boriçi”

Lexo

Një ditë përpara startit të ndeshjeve eleminatore të Ligës së kampioneve të Europës në futboll për femra, ndeshjet e të cilit të vlefshme për grupin e shtatë do ët zhvillohen në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës nga data 6 deri me 9 shtator, trajneri i Vllaznisë Haris Lika, kapitenia Esmeralda Frannja dhe golashënuesja e shquar Megi Doçi, dolën në konferencë shtypi.

Për trajnerin Haris Lika, nisja e konferencës kishte të bënte me një nostalgji për vitet e drejtimit si trajner në Akademinë e Futbollit Vllaznia, largimi i të cilit nga detyra sipas tij nuk ka qënë korrekt nga drejtuesit e atëhershëm. Ndaj, edhe emërimin tashmë në krye të Vllaznisë europiane të futbollit femra e konsideron si një sfidë ndaj tyre. Dhe, për këtë ka edhe falenderimet e rastit për momentin fatlum që i erdhi karrieres së tij sportive.

Duke kaluar tek ndeshjet europiane që nisin nesër me sfidën e parë, Vllaznia-Hajvalia e Kosovës, Lika thotë se gjatë të gjithë kësaj periudhe është punuar shumë me skuadrën dhe presin rezultatin pozitiv.

Për Likën, të gjitha vajzat janë gati për të dhënë më të mirën në fushën e lojës përpos Arbiona Bajraktarit që nuk është rikuperuar akoma plotësisht.
Për të kaluar kampionen e Kosovës si fitimin e vendit të parë në grup, trajneri Lika, kërkon mbështetjen e e tifozërisë shkodrane e më gjërë, për të cilën beson se do të jetë e shumtë në numër.

(Video) prononcimin e plotë në video të trajnerit Haris Lika, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img