Monday, May 6, 2024

(Video) Ada e Velipojës me objektiva ambiciozë sezonin e ri futbollistik. Presidenti Alfred Pjetri premton kategorinë e parë dhe terren të ri sportiv

Lexo

Ada e Velipojës ka një histori pozitive në futbollin shqiptar. Kujtojmë këtu priudhën kur velipojakët e kategorisë së parë, eleminonin nga Kupa e Repiblikës skuadra me emër si Dinamo dhe Partizani. Por, për hirë të së vertetës, sezonet e fundit velipojakët nuk kanë kaluar momente të mira në konkurimet e kampionatit kombëtar. Megjithatë, sezoni i ri sportiv pritet të prezantojë një Adë ndryshe në fushën e lojës. Një gjë të tillë e konfirmon edhe presidenti i këtij klubi, Alfred Pjetri.

Ndër të tjera, presidenti Pjetri konfirmon bashkëpunimin e nisur vitin e kaluar me Djelmninë Shkodrane duke vlerësuar dhe konfirmuar në detyrë kështu trajnerin Arbër Shytani.

Për t’u theksuar është se për disa nga djemtë e talentuar klubit të Adës por edhe Djelmnisë Shkodrane, gjatë periudhës së kësaj vere ka vemendje nga ekipe europiane, çka tregon se trajnerët kanë arritur të punojnë me kujdes me to.

Por, ajo që është jo pak e rëndësishme ka të bëjë me terrenin sportiv, ku falë bashkëpunimit me Federatan Shqiptare të Futbollit, stadiumi “Ariatik” i Velipojës pritet t’i nënshtrohet një restaurimi të plotë.

(Video: Intervista me presidentin e KF Ada, Alfred Pjetri)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img