Saturday, July 27, 2024

(Video) Alen Gjeloshi, basketbollisti shqiptar i KB Shushanj-Tivar Mali i Zi, i emocionuar për miqësoren e zhvilluar me Vllazninë në Shkodër, 76-77

Lexo

Vllaznia dhe KB Shushanj i Tivarit në Malin e Zi zhvilluan një miqësore në prag të nisjes së sezonit të ri sportiv. Një miqësore e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ku të dy trajnerët respektivë, patën rastin të testojnë lojtarët që kanë në dispozicion.

Referuar ecurisë së takimit, ekipi malazez ishte në avantazh në pjesën e parë, më pas Vllaznia përmbys duke marrë kryesimin, madje duke qënë shumë pranë fitores deri në sekondat e fundit të takimit, atëherë ku skuadra mike fiton me një pikë diferencë, 76-77.

Për t’u theksuar është së në formacionin e skuadrës malazeze, KB Shushanj, luante si titullar, shqiptari, Alen Gjeloshi. Një lojtar ky me shtatlartësi 2 metër 01 cm, shumë simpatik në fushën e lojës duke spikatur me tekniken e përpunimit të topit, si dhe shumë rezultativ në luftën e të dy tabelave respektive.

Duke folur pas ndeshjes, për Veriu Sport, shqiptari Alen Gjeloshi, shprehet i kënaqur dhe po kaq i emocionuar që pati mundësinë të luajë në Shkodër përballë Vllaznisë.

Në vijim ai flet edhe për ish basketbollistin e Vllaznisë dhe antarin e kryesisë së FSHB, Ilir Taflaj, i cili vitet e fundit ka drejtuar me sukses Klubin e Basketbollit të Ulqinit, aty ku ai ka luajtur edhe ai vetë. Ndërkohë, që nënvizon edhe karrieren shumë të suksesshme që djali i Ilir Taflajt Celis Taflaj po bën në basketbollin italian.

 (Video) Intervistën e plotë me basketbollistin shqiptar të ekipit malzez, KB Shushanj të Tivarit, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img