Ndeshja javës së dytë të Abissnet Superiore, Erzeni-Vllaznia e mbyllur në barazim 2-2 është analizuar nga ish goleadori i famshëm kuqeblu, Vioresin Sinani, i cili shprehet i kënaqur me paraqitjen e Vllaznisë në këto dy javë kampionat.
Në vijim, Sinani që aktualisht është në cilësinë e trajnerit të Vllaznisë U-19, mendon se rezultati i djeshëm, 2-2 ndaj Erzenit është i kënaqshëm.
I pyetur për vazhdimësinë, Sinani beson shumë se kjo Vllazni do të ketë rezultate pozitive edhe në vazhdim të këtij sezoni futbollistik duke qënë një nga pretendentet për fitimin e trofeve kombëtarë.
(Video) Intervista e ish kapitenit kuqeblu për ndeshjen e javës së dytë të Superiores, Erzeni-Vllaznia, si dhe e ardhmja e kuqebluve për sezonin e ri futbollistik.