Kategoria e Parë do të vijojë javën e ardhshme me gjashtë ndeshje të rëndësishme të cilat do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten.
Pesë takime jan programuar për ditën e mërkurë ndërsa java do të mbyllet të enjten me përballjen Iliria-Flamurtari.
Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:30 me skuadrat që do të kërkojnë të marrin maksimumin e pikëve për të përmbushur objektivat e tyre në kampionat.
Të mërkurën vëmendja do të nisë me përballjen Kukësi-Kastrioti ku të dyja skuadrat do të synojnë një rezultat pozitiv.
Verilindorët do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë ndërsa krutanët do të tentojnë të marrin pikë në transfertë.
Në të njëjtën ditë Korabi do të pres Burrelin në një përballje që pritet të karakterizohet nga rivaliteti me të dyja ekipet që do të kërkojnë të fitojnë duelin mes tyre dhe të përmirësojnë pozitat në renditje.
Një tjetër sfidë interesante do të jetë ajo mes Bylisit dhe Besës dy skuadra me ambicie që do të kërkojnë të bëjnë një hap të rëndësishëm në vazhdimësinë e kampionatit.
Ballshiotët do të synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës ndërsa kavajasit do të kërkojnë një rezultat pozitiv në një transfertë të vështirë.
Po të mërkurën Besëlidhja do të përballet me Sopotit në një takim ku lezhjanët do të synojnë të marin tre pikët përballë tifozëve të tyre ndërsa miqtë do të kërkojnë të prishin planet e vendasve dhe të largohen me një rezultat pozitiv.
Në programin e ditës së mërkurë është edhe përballja Pogradeci-Oriku.
Skuadra liqenore do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të siguruar fitoren ndërsa Oriku do të synojë të jetë konkurrues dhe të shfrytëzojë mundësitë që do t’i krijohen gjatë ndeshjes.
Kjo sfidë pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për të dyja skuadrat në garën e Kategorisë së Parë.
Java do të mbyllet të enjten me takimin Iliria-Flamurtari.
Vlonjatët do të kërkojnë të vazhdojnë garën për objektivat e tyre dhe të marrin maksimumin në transfertë ndërsa Iliria do të synojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të vënë në vështirësi një kundërshtar me traditë në futbollin shqiptar.
Gjashtë përballje që pritet të sjellin rivalitet dhe emocione në Kategorinë e Parë ku skuadrat do të kërkojnë të marin pikë të vlefshme dhe të bëjnë hapa përpara në përmbushjen e objektivave të sezonit.
Fatos LAMAJ


