KF Shkodra-KF Miloti 0-4(Shënues: Franci Alimadhi 22’, Kojo Enoch Adjel 53’, Klodian Vukaj 71’, Alketi Tatej 73’)
KF Shkodra: Oresti Dervishi, Endrit Pjetra, Milkjor Shpijati, Gelsi Nuha, Gideon Afful, Micheal Obekpea, David Lengtak, Jonis Volumi, Mikel Prendi, Eltion Pilaca, Ledjon Hasangocaj.(U aktivizuan:Këofie Ebenezer, Klisman Kallajxhiu, Oëusu Prince, Xhastin Kodracaj, Eis Meti). Trajner: Denis Zmijani
KF Miloti: Silvan Gjonaj, Alketi Tatej, Mikelanxhelo Bardhi, Xhonaldo Prenga, Desnond Amponsah, Fabion Murataj, Paul Akolgo, Daniel Zaimi, Klodian Vukaj, Kojo Enoch Adjel, Franci Alimadhi.(U aktivizuan: Arbion Megjidi, Adam Abdullahi, Igor Nery, Elsino Doçi, Lorenxho Murra). Trajner: Shpend Kumbarcja
Klubi i Futbollit Miloti e ka nisur në mënyrën më të mirë konkurimin në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë.
Debutimin e saj të parë në këtë kategori, skuadra që përfaqëson qytetin e Milotit dhe zonën e Kurbinit në futbollin shqiptar, e themeluar më 7 gusht 2026 me synimin për të ndërtuar një projekt serioz dhe afatgjatë, e ka pasur në transfertën shkodrane.
Miloti e nis me spektakël, mund 0-4 në transfertë me KF Shkodra. Fitore historike, e para zyrtare e këtij klubi, ambicjet e të cilit duket se janë për të ecurj më tej në futbollin shqiptar.
Ndeshja e luajtur pasditen e së shtunës në Kompleksin sportiv të KF Shkodra përballë ekipit me të njëjtin emër, ka prezantuar një Milot në formën më të mirë sportive. Nën drejtimin e trajnerit Shpendi Kumbarçe besafoi duke shënuar plot katër gola në portën vendase të KF Shkodra të mbrojtur nga Oresti Dervishi.
Goli i parë për mysafirët e ardhur nga Miloti u shënua në minutën e 22-të nga Franci Alimadhi, gol i cili mbyll pjesën e parë me avantazhin e Milotit 0-1.
Tetë minuta nga nisja e pjesës së dytë vjen goli i dytë për Milotin, këtë radhë me protagonist Kojo Enoch Adjel.
Ndërsa pritej një reagim i KF Shkodra, nga ana tjetër KF Miloti shënon golin e tretë në të 71-tën minutë me autor Klodian Vukajt duke çuar në 0 me 3 avantazhin e Milotit.
Dy minuta më pas, Alketi Tatej tund për herë të katërt rrjeten e KF Shkodra duke vulosur rezultatin përfundimtar, KF Shkodra-KF Miloti, 0-4.
Një start surprizues i klubit më të ri shqiptar, Milotit, i cili i themeluar nga Presidenti dhe njëkohësisht administrator, Daniel G. Gega, me seriozitetin dhe organikën që ka në dispozicion, duket se do të ketë një të ardhme shumë pozitive, për të realizuar objektivat e ngjitjes në kategoritë e sipërme të futbollit shqiptar.
Gaspër MARKU


