Saturday, July 27, 2024

(Video) Asani, sërishmi në vemendjen e UEFA-s. Postimi i golit ndaj Çekisë, merr vemendjen e specialistëve, kandidat për më të bukurin e këtij raundi

Lexo

Jasir Asani nuk ka të ndalur dhe duket se ka bërë për vete edhe UEFA-n. Në profilet zyrtare të organizmit që qeveris futbollin kontinental për Evropianin e vitit të ardhshëm, kanë ardhur të enjten në mbrëmje dy postime në hapësirën e afro 3 orëve.

Kështu, pasi menjëherë futbollisti kuqezi kishte shtangur portierin mik, duke përshëndetur rrjetën, “UEFA Euro 2024” do të shkruante në postimin e shoqëruar me dy foto se “Jasir Asani shënon vetëm gola të bukur”. Ndërkaq, pak minuta pas mesnate, ky profil zyrtar ka nxituar ta shpallë golin e shqiptarit si kandidat për golin e këtij raundi ndeshjesh të fazës së grupeve të Eliminatoreve të Evropianit “Gjermani 2024”.

Kujtojmë se kjo është hera e 3-të që Asani është kandidat për golin më të bukur të raundit, teksa e ka fituar edhe dy herë të tjera këtë çmim simbolik kontinental për golat e realizuar ndaj Moldavisë dhe ndaj Polonisë. Edhe Kristian Asllani e ka fituar një herë këtë çmim për golin e tij ndaj Ishujve Faroe.

(Video) Goli i shënuar nga Jasir Asani në ndeshjen, Shqipëri-Çeki.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img