Saturday, July 27, 2024

Kualifikueset U21 për Euro 2025. Shqipëria pëson humbjen e parë në Grupin E, në fushë nga minuta e parë shkodrani Smajli

Lexo

Finlandë-Shqipëri  4-1

(Shënues: Otso Liimatta 4’, 6’, 57’, Otso Liimatta 90+4’/Pajaziti 80’)

Formacioni i Shqipërisë: Klidman Lilo, Geralb Smajli, Adrian Bajrami, Ajdi Dajko, Brayan Boci, Medon Berisha, Rei Pecani, Adrion Pajaziti, Arda Kurtulan, Arlind Rexhepi, Stiven Shpendi.(U aktivizuan:  Paulo Buxhelaj, Kristian Shpendi). Trrajner: Alban Bushi

Shqipëria U-21 pësoi humbjen e parë në grupin E përballë Finlandës U-21 me rezultatin 4-1, sfidë e vlefshme për kualifikueset “Euro 2025”.

Trajneri Alban Bushi u detyrua të bënte një zëvendësim të detyruar në momentin e fundit, pasi Eniss Shabani, i cili ishte parashikuar në formacionin fillestar, u dëmtua gjatë nxemjes dhe në vendin e tij u fut në fushë Rei Pecani.

Tekniku kuqezi hodhi në fushë këtë formacion titullar: Klidman Lilo, Geralb Smajli, Adrian Bajrami, Ajdi Dajko, Brayan Boci, Medon Berisha, Rei Pecani, Adrion Pajaziti, Arda Kurtulan, Arlind Rexhepi, Stiven Shpendi.

Pëer t’u theksuar është se tekniku Bushi i besoi shkodranit Geralb Smajli, aktivizimit nga minuta e parë. Ndeshja nuk nisi mirë për kuqezinjtë që u ndëshkuan dy herë në minutën e katërt dhe të gjashtë nga mesfushori Otso Liimatta.

Në vijim skuadra kuqezi u mundua të reagonte por pa sukses, ndërsa pjesa e dytë nisi me dy ndryshime për kuqezinjtë. Trajneri Alban Bushi aktivizoi Paulo Buxhelajn dhe Kristian Shpendin, megjithatë i njëjti autor Limatta ndëshkoi sërish Shqipërinë U-21.

Pavarësisht pësimit të tre golave, skuadra u mundua të reagonte dhe ja doli mbanë në të 80-n me Pajazitin, por në minutën e fundit shtesë Finlanda U-21 realizoi edhe golin e katërt të sfidës me Miska Ylitova.

Pavarësisht disfatës kuqezinjtë vijojnë të kryesojnë renditjen në grupin E me gjashtë pikë, teksa sfida e radhës do të luhet më datë 17 tetor përballë Malit të Zi në “Arena Egnatia” në orën 14:30.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img