Vllaznia U21-FK KOM(Podgoricë-Mali i Zi) 1-1(Shënues për Vllazninë Pusi)
Formacioni i Vllaznisë U-21: Formacioni:Mehidri,Beci,Pusi,Spahija,Shimaj,Dulaj,Zaganjori,Dodaj,Fojleta,Xhilaj,Maliqi.(U aktivizuan: Bujnaj, Kapllani, Pepnika, Nikaj, Ara, Gjokaj, Moleci, Kubazi, Peku). Trajner: Vioresin Sinani.
Arbitra: Gemi, Mela, Pepnikaj(Shkodër)
Në harkun kohor të dy ditëve, e martë dhe e mërkurë, dy ekipet e KF Vllaznia, janë përballur në stadiumin “Loro Boriçi” me ekipet e kampionatit kombëtar të kategorisë së parë. Ekipi i parë nën drejtimin e Migen Memellit fiton 2 me 0 ndaj ekipit Otrant Olimpik të Ulqinit me golat e Smajlit dhe Males, dhe një ditë më pas, është ekipi i Vllaznisë U21 nën drejtimin e trajnerit Vioresin Sinani që barazon me shifrat 1 me 1 ndaj FK Kom të Podgoricës.
Pjesë e formacionit të kuqebluve ishin futbollistë nga skuadra e parë, mes të cilëve edhe Spahia dhe Pusi, të cilët u aktivizuan gjatë pjesës së dytë në miqësoren e së martës përballë ulqinakëve të Otrant, ndërkohë që pjesa tjetër ishte me lojtarë të 21 vjeçarëve si dhe të Akademisë Vllaznia U-19.
Avantazhin 0 me 1 të marrë gjatë pjesës së parë nga skuadra mike e KF Kom, ka arritur ta barazojë Gledjan Pusi me golin e tij të shënuar në pjesën e dytë.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri Vioresin Sinani, vlerësoi përzgjedhjen e kundërshtarit nga ana e klubit kuqeblu, pasi sipas tij të luash me skuadra të një niveli më të lartë, i shërben më shumë skuadrës së tij.
Sinani vlerësoi përpjekjet e lojtarëve të tij për të bërë më të mirën në fushën e lojës, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijnë të bindin drejtuesit e klubit për t’i përfshirë në skuadrën e parë.
Sa i takon vazhdimësisë, Sinani tha se edhe pse temperaturat janë të larta, Vllaznia U-21 do të vijojë të stërvitet rregullisht, ndërkohë që konfirmoi se do të ketë edhe miqësore të tjera për skuadrën e tij.
(Video) Intervistën e plotë me trajnerin e Vllaznisë U-21, Vioresin Sinani mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.