Monday, May 6, 2024

(Video) Basket Meshkuj-Humbi me Besëlidhjen në shtëpi, trajneri kuqeblu Damian Bekteshi, pranon diferencën me lezhjanët kryesues, por ka kritika për gabimet e të tijve

Lexo

Vllaznia e basketit meshkuj është mundur në shtëpi nga Besëlidhja me rezultatin 71 me 86. Një duel ky i vështirë për basketbollistët e Vllaznisë duke pasë parasysh forcën dhe potencën e skuadrës lezhjane, e cila e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali vinte në këtë ndeshje pa asnjë humbje në kampionat.

Për trajnerin e Vllaznisë, Damian Bekteshi, kundërshtari që kishin përballë ishte i niveleve më të larta, në organikë dhe cilësi, por me përgatitjet intensive gjatë javës synonin të ndalnin Besëslidhjen në fushën e tyre të “Qazim Dervishit”, ashtu siç kanë ndalur më herët edhe kundërshtarët e tjerë të kreut.

Por, mgjithë nisjen e mirë të Vllaznisë, në fund triumfoi Besëlidhja duke vijuar të mbajë kryesimin e kampionatit të Superligës pa asnjë humbje.

Në prononcimin e dhënë për mediat, trajneri kuqeblu, Damian Bekteshi, pranon diferencën me kundërshtarin, por nga ana tjetër pranon se ishin gabimet e shumta të lojtarëve të tij që ia bënë më të lehtë fitoren kundërshtarit.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllanzisë, Damian Bekteshi pas humbjes me Besëlidhjen, 71-86.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img