Sunday, May 5, 2024

(Video) Not-Vllaznia shkëlqen në Kampionatin Kombëtar të fëmijëve. Spikat Viki Tafrruku me dy vende të para dhe Adriel Marku në 100 metër katërnotim. Në garë edhe 6 vjeçari i talentuar, Kolë Rupa, sportisti më i vogël i Kampionatit

Lexo

Notarët shkodranë kanë bërë një përfaqësim shumë të mirë në garat e Kampionati Kombëtar të fëmijëve të organizuara nga Federata Shqiptare e Notit në ambientet e pishines Stela të Tiranës. Në këtë aktivitet morën pjesë 8 ekipe nga Shqipëria, ku ekipi Shkodra Not i drejtuar nga trajneri Kolë Shiroka, përfaqësues zyrtar i Vllaznisë, u përfaqësua nga këto sportistë: Viki Tafrruku, Adriel Marku, Albi Bilali, Alkeo Isufi, Dean Vajushi, Matia Jubani, Era Gogaj, Kolë Rupa.

Figurën më të mirë sportive në këtë aktivitet nga ekipi i Vllaznisë e ka bërë si zakonisht notarja e talentuar Viki Tafrruku, e cila arriti të fitojë dy vende të para. Titulli i parë kampion për Viki Tafrrukun ishte në garën 50 metër stil shpinë, ndërkohë që më pas të njëjtin sukses e arriti edhe në garën e 100 metrave stil shpinë.

Tafrruku konkuroi edhe në dy gara të tjera duke qënë ndër sportistet e vetme që konkuroi në katër disiplina. Në 50 metra stil i lirë ajo u rendit në vendin e dytë, ndërkohë që në 200 metra stil shpinë u rendit në vendin e dytë. Me këto rezultate Viki Tafrruku arriti të shpallej në fund të aktivitetit si sportistja e tretë më e mirë e kampionatit.

Një figurë shumë të mirë sportive në këtë kampionat e ka bërë edhe notari Adriel Marku, konkurues në dy gara, atë  katërnotim ku u shpall fitues i vendit të parë, si dhe në garën tjetër, 50 metër stil bretkose ku u rendit në vendin e tretë.

Një vend nderi meritoi Vllaznia edhe në stafeten e 50 metrave stil i lirë për meshkuj me përfaqësues notarët: Albi Bilali, Matias Jubani, Alkeo Isufi dhe Dean Vajushi duke u renditur në vendin e tretë.

Risia e këtij kampionati ishte edhe konkurimi i notarit 6 vjeçar nga Shkodra, Kolë Rupa, i cili ishte edhe  sportisti më i vogël i kampionatit. I stërvitur nga trajneri Kolë Shiroka, Rupa ka spikatur për mënyrën profesionale të notimit duke dhënë sinjalet e një kampioni të padiskutueshëm në garat e ardhshme, ku me të drejtët organizatorët e kanë nderuar me diplomën e sportistit të perspektivës.

(Video) Pamje nga konkurimi i notarëve të Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar të notit për fëmijë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img