Friday, April 26, 2024

(Video) Basket Meshkuj-Humbja në shtëpi me Apoloninë, rrezik serioz për mbijetesen e Vllaznisë në Superligë

Lexo

Vllaznia në basketboll për meshkuj është shumë pranë rënies nga kategoria e Superligës. Basketbollistët kuqeblu të drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi, patën një shans të mirë, që me një fitore ndaj rivalit direkt për mbijetesë, Apolonisë së Fierit, të jepnin sinjale për kalimin e krizës ku janë përfshirë.

Por, fatkeqësisht, Vllaznia e humbi këtë duke e vështirësuar në maksimum mundësinë e qëndrimit në Superligë. Ndeshja, e cila u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” nisi mirë për Vllazninë, e cila arriti të fitojë pjesën e parë 49-40, por prishi gjithçka në pjesën e dytë duke e humbur të gjithë ndeshjen me rezultatin, 84-94.

Një humbje që shqetëson jo pak trajnerin kuqeblu, Damian Bekteshi, i cili në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për Veriu Sport, pranon se ndër të tjera erdhi edhe nga mungesa e kapitenit të dëmtuar, Redi Rakaj, si dhe largimi i njërit prej amerikanëve që ishte pjesë e skuadrës. Megjithatë, edhe pse situata në tabelë është shumë e vështirë, Bekteshi beson se në javët në vazhdim, mund të ketë një rreze shprese për mbijetese.

Ndërkohë, që trajnerin e Apolonisë, Aldi Germau, edhe pse në pragndeshje u komentua se përballja, Vllaznia është një duel mbijeteses, ai mendon se Apolonia nuk kërcënohet nga mbijetesa, por ka objektiva të tjera për më lart në tabelë.

Pas javës së 11-të, Superligën e basketbollit meshkuj e kryeson Teuta me 20 pikë, e ndjekur nga Besëlidhja me 19-të, Tirana, Kamza Basket dhe Apolonia me nga 16-të pikë, ndërkohë që fund është Vllaznia me 12 pikë.

(Video) Pjesa e dytë e ndeshjes, Vllaznia-Apolonia në basket meshkuj, 84-94

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img