Monday, April 29, 2024

(Video) Modestia e tennistit Denis Bashli. Kalon me sukses turin e parë, por deklaron se Turneun Ndërkombëtar, “Shkodra Indoor 2023”, e fiton kolegu i tij shkodran Gert Meta

Lexo

Denis Bashli, është një pasionant i sportit të tennisit që në fëmijërinë e tij,  i cili prej tre vitesh është pjesë aktive edhe e konkurimit në Turnetë kombëtarë dhe ndërkombëtar që zhvillon Federata Shqiptare e Tennisit në bashkëpunim me Adriatic Tennis Park.

Në Tuneun Ndërkombëtar, “Shkodra Indoor 2023”,  që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës me një numër mbi 50-të konkurentesh, që përfaqësojnë Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnje Hercegovinen dhe Shqipërinë,  tenisti shkodran, Denis Bashli, e nisi me fitore duke kaluar me sukses turin e parë kualifikues.

I pyetur për pretendimet e tij në këtë turne, Denisi thotë se do të bëjë më të mirën në vazhdimësi të konkurimit. Por, për të shkuar me tej, me modestinë e tij që e karakterizon edhe në jetën e përditshme, ai shfaqet i drejtpërdrejtë kur thotë se këtë turne do ta fitojë kolegu i tij, Gert Meta..

(Video) Prononcimin e plotë në video të tennistit shkodran, Denis Bashli, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img