Sunday, May 19, 2024

(Video) Boks-Botërori U16 në Armeni. Adam Maca i “North Boxing Albania” sfidon Ibromihov Pahlovonjon(Uzbekistan) dhe kualifikohet në 8-tëshen më të mirë

Lexo

Që prej datës 24 nëntor, ka nisur në Yerevan të Armenisë, Kampionati botëror i Boksit 16-vjeçarëve 2023, aktivitet në të cilin po konkuron edhe Kombëtarja e Shqipërisë me pjesëmarrjen e katër boksierëve kuqezi. Tre prej tyre janë përfaqësues nga Tirana si dhe tjetri është përfaqësues i klubit më të ri të boksit shqiptar, “North Boxing Albania”.

Veriu Sport, ka qënë pak ditë më parë në palestrën e re të “North Boxing Albania”, ku është edhe selia e këtij klubi me qëndër në Shkodër, duke përcjellë përgatitjet e mbi 25 boksierëve të grupmoshave të ndryshme, dhe në bisedë me kryetrajnerin Klaudio Çekini, përcollën edhe lajmin e mirë, që boksieri i këtij klubi, Adam Maca, do të konkuronte në Kampionatin botëror të Boksit për kategorinë U-16 në Yerevan të Armenisë.

Dhe, nga fjalët në vepra. Sot, pikërisht në ditën e festës së flamurit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, talenti Adam Maca, i shoqëruar nga trajneri i tij Klaudio Çekini, u ngjit në ringun e Armenisë si konkurues në peshën deri në 57 kg.

Falë vlerave të tij mjaft të mira që disponon, talenti kuqezi, Maca prezantoi një formë speciale ndaj rivalit të tij nga Uzbekistani, Ibromihov Pahlovonjon, ku në përfundim të ndeshjes, duke marrë të gjitha votat e gjyqtarëve, doli fitues i takimit.

Me këtë fitore, boksieri i “North Boxing Albania”, Adam Maca, që krahas trajnerit Klaudio Çekini, ka pranë edhe asistencen e babait të tij, Vladimir Maca, duke qënë se turin e parë e ka kaluar me anë të shortit, ka siguruar kualifikimin për në turin tjetër mes tetë më të mirëve të Botërorit, ku nëse e kalon me sukses edhe këtë tur, futet në zonën e medaljeve.

Ndërkohë, dy nga boksierët tiranas që shoqërohen nga trajneri i tyre, Artur Koçi, i kanë humbur ndeshjet e parë, ndërsa, boksieri tjetër i talentuar, Amar Koçi, prej të cilit pritet fitore, akoma nuk është ngjitur në ring.

(Video) Pamje nga ndeshja e peshës 57 kg, Adam Maca(Shqipëri)- Ibromihov Pahlovonjon(Uzbekistan). Fiton, boksieri kuqezi, Maca.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img