Saturday, April 27, 2024

(Video) BOKS-Kombëtarja stërvitet në Shkodër. Zv.Trajneri Lazarin Vila: Mes 10-të boksierëve të grumbulluar, 4 më të mirët do të konkurojnë në Turneun Ndërkombëtar të Italisë

Lexo

Prej dy-tre ditësh në qytetin e Shkodrës është grumbulluar kombëtarja e boksit, e cila aktivitetin e parë të sportit të boksit për vitin 2024 e ka në muajin shkurt me konkurimin në Turneun Ndërkombëtar të Italisë.

Një turne ky mjaft i rëndësishëm, pasi është i vlefshëm për kualifikueset e Olimpiadës botërore. Në pritje të këtij aktiviteti, Federata Shqiptare e Boksit vendosi që përgatitjet të zhvillohen në palestrën e boksit Vllaznia.

Kamera e Veriu Sport ndoqi sot nga afër seancën stërvitore të kuqezinjëve, e cila drejtohej nga kryetrajneri, Zef Gjoni së bashku me kolegët e tij, Lazarin Vila dhe Jetmir Kuçi. Detaje më të shumta rreth grumbullimit dhe synimeve që kombëtarja ka në këtë aktivitet, jep Zv.trajneri i kombëtares, Lazarin Vila.

Sipas tij, një grumbullim i tillë kishte kohë që nuk zhvillohej nga ana e Federatës Shqiptare të Boksit, gjë që është për t’u vlerësuar. Në vijim, Vila, sqaron se në grumbullim janë dhjetë boksierë, ndërkohë që konkurimin zyrtar të Italisë do të jenë vetëm katër boksierë.

Zv.trajneri kuqezi, shton gjithashtu se krahas grumbullimit në Shkodër, kombëtarja e Shqipërisë në boks pritet të zhvillojë edhe një grumbullim më professional në Itali rreth dhjtetë ditë përpara aktivitetit zyrtar, gjë që pritet ta mundësojë financiarisht Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

(Video) Prononcimin e plotë në video të zv.trajnerit të kombëtares së boksit Lazarin Vila, si dhe pamje nga seanca e sotme stërvitore në palestrën Vllaznia, mund t’i ndinni, në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img