Friday, May 10, 2024

(Video) Sektori i Arbitrimit në FSHF, seminar teorik e teste fizike me arbitrat & asistentët e Kategorisë së Parë

Lexo

Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka organizuar këtë të enjte në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit“ seminarin teorik dhe testet fizike për arbitrat dhe asistentët e kampionatit Kategoria e Parë në prag të rifillimit të edicionit futbollistik 2023-2024.

Pas përfundimit me sukses të këtij procesi pak ditë më parë me arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Abissnet Superiore”, këtë herë ishte radha e arbitrave të Kategorisë së Parë që fillimisht i janë nënshtruar testeve fizike.

50 arbitra dhe asistentë të Kategorisë së Parë i kaluan me sukses testet fizike. Të gjithë kishin rezultate të mira dhe shfaqën gjendje optimale para rifillimit të edicionit futbollistik.

Më pas arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë kanë vijuar me seminarin teorik, ku janë diskutuar problematikat e hasura gjatë ndeshjeve të kësaj kategorie, performanca e tyre gjatë pjesës së parë të sezonit dhe aspektet e punës së arbitrave që janë për t’u përmirësuar.

Gjatë seminarit u diskutua edhe për situata të ndryshme të lojës dhe interpretimi i duhur i rregulloreve, ndërsa arbitrat shkëmbyen vazhdimisht mendime për raste të caktuara të ndeshjeve.

Seminarit synon të përmirësojë nivelin e arbitrimit shqiptar, teksa të gjithë arbitrat dhe asistentët kanë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të mësojnë më tepër për ndryshimet e rregullave të lojës.

(Video) Seminari teorik dhe testet fizike për arbitrat dhe asistentët e kampionatit Kategoria e Parë, organizuar nga Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img