Monday, November 25, 2024

(Video) Boks-Kryetrajneri i Vllaznisë, Zef Gjoni, ultimatum Bashkisë për fondin financiar: Presim deri të martën, më pas bojkotojmë kampionatin!

Lexo

Me datë 13 shtator, në kryeqytetin shqiptar do do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i boksit për të rritur. Vllaznia e drejtuar nga trajneri Zef Gjoni ka ditë të tëra që përgatitet intensivisht për këtë aktivitet shumë të rëndësishëm, madje duke deklaruar objektivin, fitimin e titullit kampion si ekip, i cili për nga radha do të jetë i 25-ti.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë në aspektin organizativ, pasi siç bëri të ditur trajneri Gjoni për mediat, pengese bëhet fondi financiar, për të cilën shoqata e boksit kërkon për këtë aktivitet.

Sipas trajnerit Gjoni, strukturat përkatëse të Bashkisë duhet të reagojnë sa më shpejt, sepse stafi ka kontaktuar me boksierët që vijnë nga jashtë, dhe mungesa financiara mund të shkatërrojë gjithçka.

Trajneri Gjoni, shkon deri aty sa kërcënon për bojkot, nëse ekipit të boksit nuk i akordohen fondet e duhura financiare deri ditën e martë, Vllaznia bojkoton kampionatin kombëtar të boksit.

(Video) Prononcimin e plotë të kryetrajnerit të boksit Vllaznia, mund ta nddini në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img