Saturday, July 27, 2024

(Video) Gjesti i trajnerit Migen Memelli, meriton respekt! Në konferencen e shtypit të pragndeshjes, Vllaznia-Kukësi, tekniku kuqeblu uron shërim të shpejtë për gazetaren Luna Methasani, vajzen e kolegut tonë sportiv, Defrim Methasani

Lexo

Konferenca e shtypit e pragndeshjes, Vllaznia-Kukësi, e vlefshme për javën e parë të kampionatit Abissnet Superiore, ka nisur disi ndryshe nga herët e tjera. I gjendur përpara kamaerave dhe gazetarëve shkodranë, trajneri i kuqebluve ka kërkuar mirëkuptimin e të pranishmëve, për një urim shpirtëror që kërkonte të bënte në adresë gazetares Luna Methasani, e cila gjatë ditëve të fundit po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Së pari, më lejoni të bëj një ndërhyrje të vogël, nëse më lejohet, duke qënë se është edhe pjesë e juaja. Dua t’i uroj sa më shpejt shërim gazetares Luna Methasani. Le t’i kthehet jetës së saj normale sa më shpejt dhe të shkojë mirë. Sepse është një vajzë kurajoze, përpos pjesës pastaj edhe të asaj që është vajza  e gazetarit dhe mikut tonë, Defrim Methasani”, tha njëshi i pankinës kuqeblu duke u solidarizuar me rastin në fjalë.

 

 

Solidarizim  dhe mbështetje masive, shkojnë për Lunën gjatë këtyre ditëve nga mbarë opinion sportiv dhe mediatik, pjesë e së cilës është edhe ajo, si përgjegjësja me marrëdhëniet me publikun në institucionin e rëndësishëm, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Urimi në fjalë për Lunën dhe në përgjithësi familjen Methasani, përfshirë edhe kolegun dhe mikun tonë të afërt Defrim Methasani, shkon edhe nga Veriu Sport, duke shpresuar dhe lutur që gjendja e Lunës të përmirësohet, për t’iu rikthyer jetës së saj normale, familjes dhe mbarë opinionit sportiv, me të cilin ajo është aq shumë e lidhur dhe shumë bashkëpunuese në pasqyrimin e veprimtarive sportive të KOKSH-it e më gjërë.

(Video) Urimi nga ana e trajnerit të Vllaznisë Migen Memelli, për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të gazetares, Luna Methasani.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img