(Video) Boks-Lezhjani Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote për të rinjtë WBC

Për shqiptarët në përgjithësi, brenda dhe jashtë vendit, por kryesisht për familjen e madhe “Uldedaj”, mbrëmja e së shtunës është përjetuar me një emocion të veçantë. Talenti shqiptar i boksit, 23 vjeçari që stervitet dhe konkuron vitet e fundit në Gjermani, Jurgen Uldedaj, është shpallur kampion bote.

Realisht, ai ka qënë kampion bote, por me fitoren e fundit mbrojti titullin kampion bote në peshën e rëndë për të rinjtë e kategorisë WBC.

Lajmin e suksesshëm e përcjellë me plot emocion xhaxhai i tij, Gjokë Uldedaj, i cili si zakonisht, jo vetëm si familjar, por edhe tifoz personal i nipit të tij, Jurgen, e ndjekë atë në të gjitha duelet, brenda dhe jashtë vendit.

“Mirëmengjes nga Magdenburg Gjermani! Për të gjithë Ju që nuk keni patur mundësi të ndiqni ndeshjen e boksit të zhvilluar mbrënë në Magdenburg, Gjermani të Jurgen Uldedaj kundër Ukrahinasit Dmytro Serguta, po ju dergojë linkun e transmetuar nga Tv Gjerman MDR. DE.

Jurgen Uldedaj mbrojti titullin e WBC Youth. Një ndeshje e vështirë dhe shumë emocionuese , por që përfundojë me fitore me Nokaut në raundin 7, duke bërë histori dhe duke na bërë krenar. Me këtë fitore Jurgeni ngjitet në majat e boksit profesional botëror zotërues aktual i dy titujve “WBO Youth” dhe “WBC Youth””, shkruan Gjokë Uldedaj në rrjetin social FB duke qënë krenar për nipin e tij, i cili ndonëse në një moshë të re, vetem 23 vjeç, po bën një karrierë shumë të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu